Shkelja e KLP për zgjedhjen e kryeprokurorit, shtyhet vendimi i Gjykatës


Gjykata Administrative ka shtyrë për më 21 tetor vendimin për padinë e kandidatit për kryeprokuror, Lulzim Alushaj, ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë për shkelje të proceduarave në garën për kryeprokuror.

Mësohet se shkak për shtyrjen e vendimit ka qenë mungesa e relatores Bernina Kondi.

Historia nis tek thirrja për aplikime per Kandidate per Prokuror të Përgjithshëm, ku u publikua më datë 29.03.2019. Pas kësaj date, ju dha të interesuarve 30 ditë kohë, që të depozitonin kërkesën dhe shprehjen e interesit me dokumentacionin përkatës.



Date 29.04.2019 mbyllej afati për të marrë aplikimet. Brenda kësaj date depozituan kërkesën dhe dokumentacion 4 persona, Arta Marku, Olsian Çela, Fatjona Memçaj dhe Lulzim Alushaj.

Sipas nenit 31 te Ligjit nr 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë”, brenda një afati 45 ditor duhej që Komisioni i Karrierës pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) te verifikonte kushtet ligjore të kandidatëve. Ky afat ligjor përfundonte më datë 17.06.2019.

Më datë 17.06.2019, KLP në mbledhjen e radhës kërkoi të shtynte afatin ligjor (pra shtyrje e afatit ligjor me vendim/akt administrativ) për të lejuar përfundimin e Vettingut për kandidatin Olsian Çela.

Çela kaloi KPK dhe nuk u ankimua nga IKP (Komisioneri Publik), pra u konfirmua përfundimisht më datë 24.09.2019.

Në kundërshtim me parashikimet e nenit 31 të Ligjit 97/2016, Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk ja lë verifikimin e kushteve ligjore Komisionit te Karrierës në KLP por e ben vetë, në seancë plenare, duke shkelur kështu ligjin.

Në datë 25.09.2019, KLP mblidhet dhe rend dite përcakton verifikimin e kushteve ligjore të 4 kandidatëve për Prokurorit të Përgjithshëm. Në atë mbledhje përjashton nga gara Z. Alushaj me motivacionin që më datë 29.04.2019 (data e fundit e aplikimeve për kandidatët) nuk kishte 15 vjet si jurist i spikatur.

Rezulton nga aktet publike që më datë 29.04.2019 edhe kandidati tjetër Çela, nuk plotësonte një kusht ligjor sepse nuk e kishte kaluar Vettingun në baze te nenit 148/a/3 te Kushtetutës (integriteti i lartë moral dhe profesional) dhe nenit 22 te ligjit 97/2016 (përcaktimi i saktë i kushtit ligjor që Kandidatët duhet të kishin kaluar Vetting përpara aplikimit të tyre).

Pra, për kandidatin Alushaj, KLP aplikon si afat për marrjen parasysh te plotësimit te kushteve ligjore datën 29.04.2019 (afati i fundit i aplikimit për të gjithë kandidatët) ndërsa për kandidatin Olsian Çela shtyn një afat ligjor (neni 31 i ligjit 97/2016) për ta lejuar që të përmbushe një kriter ligjor qe nuk e kishte në momentin e aplikimit, pra në datë 29.04.2019

Këto shkelje ligjore dhe sjellje diskriminuese e KLP-së, është objekt i gjykimit në Gjykatën e Apelit Administrativ Tiranë, ku kërkohet shfuqizimi i Vendimit nr. 169 date 25.09.2019 dhe anulimi i plotë i procedures për garën e Prokurorit të Përgjithshëm. Rrëzimi i Kërkesë Padisë nga Gjykata e Apelit, do të krijonte precedente shumë të rrezikshëm për shtetin e së drejtës dhe sigurinë juridike.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.