“Po, kemi shitur kokainë…”, dy shqiptarët në Londër nuk përfitojnë asgjë nga sinqeriteti (EMRAT)

Policia angleze ka deklaruar se këtë pasdite, datë 16 tetor 2019 dy shqiptarë kanë marrë dënimin nga gjykata me 32 muaj burgim secili. Dy djemtë kanë pranuar fajësinë, duke thënë se kanë furnizuar zonën me më shumë se 23.000 euro kokainë dhe kanabis, në Brighton.

Mediat britanike shkruajnë se shqiptarët e arrestuar janë Eraldo Saraseli, 20 vjeç dhe Klaudio Ago, 27 vjeç, me vendbanim në Bristol Gardens, Brighton.  Ata u arrestuan më 30 prill dhe secili u akuzua për dy vepra penale posedimi me qëllim furnizimin me kokainës dhe kanabis në Neë Steine, Brighton. Saraseli u akuzua edhe për posedim të dokumenteve të rreme të identifikimit.

Si u arrestuan dy shqiptarët

Dy shqiptarët janë arrestuar më datë 28 prill të këtij viti. Në apartamentin ku ata jetonin u gjet drogë e llojit kokainë dhe para të gatshme. Të rinjtë nga Shqipëria fillimisht ia dolën që të largohen, por se më pas u arrestuan njëri pas tjetrit.

Saraseli i pranoi akuzat dhe u dënua me dy vjet e tetë muaj. Po ashtu edhe Klaudio Ago pranoi akuzat dhe ai gjithashtu u dënua me dy vjet e tetë muaj. Gjykata vendosi që të rinjtë shqiptarë, pasi të përfundojnë dënimin në Angli, do të depërtohen në Shqipëri.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.