Përplasje me policinë, njerëzit hipin mbi tarraca/ Ja çfarë po ndodh në Shkozë (Foto)

IKMT ka nisur mëngjesin e sotëm aksionin për shembjen e banesave në zonën e Shkozës.

Banorët kanë kundërshtuar vendimin duke deklaruar se nuk do të lirojnë banesat. Ata kërkojnë dëmshpërblim të plotë pasi janë në proces legalizimi, ndërsa forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes për të shmangur tensionet.



“Duam dëmshpërblim ose një banesë për të jetuar, se do të ngelemi në mes të katër rrugëve”, thanë disa prej banorëve.

Zona është rrethuar nga policia, e cila nuk po lejon banorët të afrohen në banesat që janë parashikuar të prishen, ndërkohë që ata nuk lejojnë t’u preken banesat, pasi kërkojmë më parë strehim dhe dëmshpërblim.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.