Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Pati probleme me policinë gjermane për makinën e tij gold, “Bild” i dedikon artikull Stresit: Reperi gangster…

Rreth dy muaj më parë, Stresi, publikoi këngën e tij me titull “Nuk o veç gang”, e cila ka marrë më shumë se 1.5 milionë klikime në kanalin e “Youtube”.

Në klipin e këngës Stresi tregon jetën e një ‘djali të keq’ me makina luksoze ngjyrë ari. Ndërkohë një pjesë të xhirimeve i ka realizuar edhe në Gjermani.

Madje duket se gjatë asaj kohe ka patur probleme me policinë atje, të cilët ia bllokuan makinën. Arsye ishte se prishte rendin publik, pasi ishte vendosur keq në mes të rrugës dhe kishte shkaktuar trafik.

Por mesa duke, pasi policia gjermane ka kuptuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, media ”Bild” i ka dedikuar reperit shqiptar një artikull. Në shkrimin e saj, gazeta e nis me mbishkrimin me fjalët: “Reperi gangster nga Shqipëria, xhiron videoklipin e tij mbi një BMW 5 gold”.

Ata shkruajnë se makina nuk është e rrezikshme, pasi ajo ndodhej aty për të xhiruar një klip. Ata shkruajnë se makina gold ishte në pronësi të Stresit, një superstar shqiptar.

Reperi e ka falenderuar gazetën gjermane duke lënë përshtypjen se ka arritur diçka vërtetë kuptimplotë për të.

[gallery ids="866025,866024,802539,880497,880498,880499,777742,637642,637612,695904,636920,566216,565476,419547,268226,268529,225064"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore