Pa make-up dhe e djersitur, Aurela Gaçe feston 45-vjetorin e lindjes: Duke luftuar për… (FOTO)

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Aurela Gaçe, feston sot 45-vjetorin e lindjes. Nëna e dy vajzave ka zgjedhur që ta urojë veten me rastin e kësaj dite të veçantë me një foto nga palestra.

Edhe pse 45 vjeçe, për këngëtaren e njohur asgjë nuk ka ndryshuar, e këtë e tregon edhe me përkushtimin e saj pas sportit dhe duket se energjia nuk i mungon aspaK.



Krahas fotos që ka publikuar në profilin e saj në “Instagram”, Aurela shkruan se kështu nga palestra me doreza dhe e mbuluar nga djersët i kalova 45-vite. Ndërkohë urimi që i bën vetes është të shoh fëmijët të rriten dhe të jetë pranë vajzave në momentet më të vështira dhe të bukura të jetës.

“Sot ,45 vjeç🙈😀💃. Mund te kisha zgjedhur çdo lloj fotoje per kete dite, por kjo ,me “doreza” ne duar ,eshte simboli i te jetuarit per mua.
Keshtu, e djersitur, pa masken e perfituar nga grimi, duke luftuar per me te miren, per te realizuar veten , per te ndertuar gjithçka jam, me rrëzime e ngritje , …..keshtu i kalova keto 45 vjet….e tani ,pa i hequr “dorezat” nga duart , uroj te jem sa me gjate prane familjes time te shtrenjte.
Ky eshte I vetmi urim qe i bej vetes eshte, te jem ketu, te shoh femijet te rriten, të jem me vajzat ne hapat e veshtire e te bukur te jetes.
Te jem prane femijeve te mi, ashtu sic prinderit e mi ishin e jane me mua .
Kaq dua vertete🙏, vetëm jetë. Po te kemi jete e shendet, pastaj te tjerat dihen…..”dorezat ” ne duar, e forca perpara 💪😅”, shkruan këngëtarja bashkëngjitur me foton që ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra urime.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.