Meta e dekretoi për në Gjykatën Kushtetuese, por Besnik Muçi rrezikon shkarkimin


Presidenti i Republikës, Ilir Meta sot ka emëruar si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, që ka qenë kandidat dhe për SPAK. Në dekretin e tij Meta bënte me dije se Muçi plotësonte të gjitha kriteret për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese dhe shtonte se emri i tij kishte ardhur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Por duke iu referuar një njfotimi nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit, Besnik Muçi nuk ka mbyllur ende llogaritë me Vettingun. Pas disa informacioneve nga DSIK, Muçi do të përballet sot me KPA-në në orën 12:00.

Nëse prokurori nuk do të kalojë Vettingun, dekreti për emërimin e tij rrëzohet dhe gara për vendin bosh në Gjykatën Kushtetuese do të rinisë edhe njëherë duke zvarritur sërish procesin e ringritjes së kësaj gjykate.



©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.