“Koha për politikë”, Grida Duma krejt ndryshe nga politika e ditës

Grida Duma krahas politikës ka edhe një tjetër pasion, të cilin së fundmi e ka konkretizuar. Bëhet fjalë për një libër, në thelb të të cilit është politologjia. Me titullin “Koha për Politikë”, Grida Duma shfaqet me mendimin e saj të thellë e të pjekur.

Prezantimi i librit të saj, që vjen në një situatë politike tejet të trazuar si brenda ashtu edhe jashtë vendit, u bë sot në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës.

Përmes këtij libri, politikania Grida Duma hedh ide të qarta për zhvillimet politike në Shqipëri, rrugët e zgjidhjes, koha sesi mund të jetë politika e asimiluar nga të gjithë.

Mendimi i saj vjen si imponim, ku bie në sy debati, polemikat, frazat elegante në të shkruar, por mbi të gjitha mençuria si politikane e një brezi krejt ndryshe nga ai që kemi parë deri tani.

Shkrimtari dhe analisti Preç Zogaj thotë se libri i Grida Dumës është i rrallë në fushën e letrave të politologjisë. Sipas tij, ajo përcjell përmes reshtave perspektivën liberale europianiste të Shqipërisë.

“Çështjet e politikës janë njerëzore, as hyjnore, as të pagabueshme. Politikë do të thotë të bësh, të ndërtosh, gjithçka tjetër nuk është politikë. Është koha për të bërë dhe le të ndërtojmë mbi këtë. Jemi sot në një moment ku shumëkush e shikon politikën si një mur ku përplas kokën dhe që mund të thyhet. Në fakt, ai duhet të jetë muri ku të ndërtohet dhe jo thyhet. Ne nuk jemi në kushtet e lirisë, jemi në kushtet kur politika më shumë se kurrë duhet të thërrasë njerëz.

Idetë nuk janë tonat, dhe më 2013 pavarësisht se fitoi një forcë e majtë, unë besoja fortë të shfletoja idetë, sepse ato lënë një lloj gjurme. Një qeverisje e majtë, që në sipërfaqe duket sikur ka tentuar të aplikojë teza të djathta, PPP, koncesione, etj, që në fakt kanë dështuar, kanë dështuar në mirëqenien e shqiptarëve.

Komunikimi shqiptar më shumë flet më nënkuptime dhe keqkuptime, sesa me fjalën e drejtë. Kjo do të thotë se jemi në një fatalitet të vogël historik. Nuk ndërtuam kurrë kontratën e nevojave, që njerëzve ju duhet. Nuk është kontrata mes njerëzve që përfitojnë, por mes përfituesve. Nuk kemi më luksin të humbim eksperiencën. Nuk mundet që Parlamenti ynë të mos përfaqësojë më eksperiencën, nuk mund të gjykojë vetëm me votën e të vjedhurve. Na duhet një Parlament dydhomësh, një sistem i hapur i kandidimit të zgjedhësve. Qytetarët duhet të zgjidhin kush duhet të kandidohet, kandidatët duhen bërë me lista të hapura dhe jo të mbyllura” – tha Duma në promovimin e librit të saj.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.