“Jo s’më lë burri, jo s’më lë vëllai…”, Aulona Musta ekspozon vithet nga palestra dhe ka një mesazh për femrat (FOTO)

Moderatorja e njohur, Aulona Musta, herë pas here poston në rrjetet sociale foto apo tema që nxit diskutime të ndryshme me ndjekësit e saj të shumtë.

Por së fundmi, ajo ka vendosur që të japë disa këshilla për të githa femrat që duan të stërviten për të mbajtur trupin në super formë.



Aulona ka postuar në “Instagram” një foto nga palestra, ku në sy bien vithet e ngritura dhe trupi plot muksuj. Krahas kësaj poze, ajo shkruan se është mirë që secili të stërvitet nga pak, qoftë edhe në shtëpi.

“Nuk ka kenaqesi me te madhe se sa te shohesh se si fale vullnetit, vendosmerise, perkushtimit, dedikimit ti permiresohesh dita dites.

Une mendoj se gjeja me e rendesishme per nje njeri eshte te ndihet mire me veten. Prandaj, me vjen shume keq kur lexoj shume nga mesazhet tuaja ku me shkruani se si nuk jeni rehat me trupin tuaj, se nuk ju pelqen vetja kur dilni para pasqyres, se nuk ndiheni mire me veshjet, se te gjitha keto ndikojne tek dashuria dhe stima per veten.

E megjithate, serish, per 1001 arsye nuk gjeni forcen dhe vullnetin te beni ndryshimin. Ne pergjithesi tendenca eshte qe t’ja veme fajin rrethanave te jashtme: nuk kam kohe, nuk kam mundesi, nuk kam para, nuk me le babi, vellai, burri. Po, mund te jene arsye, ama nuk ka arsye ne bote qe te qendroje permbi dashurine mbi veten. Nese e do shume nje gje, s’mund te lejosh pengese te te qendroje perpara! Nese nuk je e kenaqur me trupin tende, duhet te gjesh patjeter menyren se si ta ndryshosh kete gje.

Nuk ka rendesi ku, kur apo si stervitesh. Gjej menyren me te pershtatshme per ty. S’kem mundesi per palester? Stervitu ne shtepi. Ka vajza qe me shkruajne: po s’eshte njesoj o Aulona si te stervitesh ne shtepi si ne palester. Nuk e mohoj qe kjo eshte e vertete. Po me thoni. Si eshte me mire, mos te stervitesh fare, apo te stervitesh pak? Per me teper mos harroni, ajo qe mund te nise si “pak” sot, mund te shnderrohet ne “shume” neser. Ama po nuk levize nga vendi ndryshimi s’do te vije kurre.

Ne rrugetimin tim te gjate, 15 vjecar drej te sterviturit rregullisht dhe te ushqyerit shendetshem kam mesuar shume. Shume nga keto gjera i kam ndare me ju, po shume shpejt do kem mundesine t’ju vije edhe me shume ne ndihme fale nje projekti per te cilin po punojme me dedikim.

Pa te lexoj nje here ketu, cfare ndryshimi do te donit te benit ne trupin tuaj?”– shkruan Aulona Musta.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.