Ish-banori i “Big Brother” fejohet, zbulon unazën me diamant që i dhuroi partnerës (FOTO)

U bë i njohur falë reality show-t më të madh “Big Brother” dhe më pas u kthye në një nga më të komentuarit në media e rrjetet sociale. Është fjala për Damiano Agalliun, i cili së fundmi ka prezantuar me ndjekësit të fejuarën e tij.

Ditën e sotme, ai ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” foto  me partneren e tij, duke zbuluar kështu se është në një lidhje dashurie.



Ish-banori i “Big Brother” ka treguar edhe unazën me diamant që i ka dhuruar të fejuarës së tij. Ai gjithashtu i ka bërë edhe një dedikm mjaft të veçantë e të ëmbël.

“Dhe një ditë dielli do të lindë, mbase nuk do ta dallosh direkt, por do ta kesh atë ndjesi. Dhe më pas do e gjesh veten duke menduar për diçka tjetër, për dikë që nuk ka lidhje me të shkuarën. Për dikë që është vetëm e jotja, dhe do ta kuptosh, se është arsyeja e jetës tënde”, shkruan Damiano krahas fotove me partneren.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.