Elvana Gjata merr dhuratë nga oligarku rus? Këngëtarja zbret nga makina e njeriut me pasuri 1.1 miliardë $ (FOTO)

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata ka publikuar së fundmi një foto në rrjetet sociale. E veshur me koleksionin e dizajneres italiane Alberta Ferreti, Gjata shkoi në një event, ku u bë prezantimi i koleksionit të fustaneve gala, të stiluara nga Valdrin Sahiti.

Por syrit tonë të mprehtë nuk i shpëtoi një detaj nga makina “Benz”, nga ku zbriti Elvana, siç shihet edhe në foton e publikuara nga vetë ajo. Dhe është pikërisht emri i një prej manjatëve arabë që kanë vënë një pasuri të çmendur në Rusi.



“Ziyad Manasir”, shkruhet me ngjyrë të bardhë buzë derës së pas Ziyad Manaseer (Manasir) është CEO i “Manaser Group”, një kompani që ka zënë vend në fushën e ndërtimeve, rikonstruktimeve dhe të karburanteve, si një prej më cilësoreve.

Manaseer njihet edhe si një oligark rus dhe është listuar nga revista “Forbes“, në vitin 2015 krah bilionerëve me një pasuri prej $1.1B.

Ai lindi në Jordani dhe shkoi në Rusi si një student, e tashmë nga aty udhëton në të gjithë botën me jahtet e tij private dhe superluksoze.

Manasir e nisi karrierën e tij me blerjen e shitjen e kompjuterave dhe makinave, ndërsa më vonë filloi të tregtonte fosfor të verdhë, lëndë druri dhe produkte të naftës.

Por ç’e lidh këngëtaren shqiptare Elvana Gjata me një oligark rus, që shfaqet mjaft krenare teksa pozon duke zbritur nga makina që mban emrin e manjatit Ziyad Manasir?

Të jetë kjo një makinë e personalizuar për biznesmenin mjaft të fuqishëm?

Marrë nga Dosja

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.