Ekskluzive/ Alarm për krimin kibernetik në Shqipëri, si të ruajmë kartat bankare dhe të dhënat personale

Të gjithë jemi të ekspozuar ndaj krimit kibernetik aq më tepër kur gjithmonë e më shumë ҫdo lloj veprimi e kryejmë përmes shërbimeve të internetit. Vjedhja e identitetit është një nga shqetësimit më kryesore që lidhet me krimin kibernetik. Kjo gjë nuk ka të bëjë vetëm me faktin e shtirjes si dikush që nuk je por me keqpërdorimin e të dhënave në mënyrë të paligjshme.

Personat që bëjnë krim në fushën e internetit mund të përdorin të dhënat e viktimës për të kryer krime dhe vetë mbetet i pacënuar. Sipas ekspertëve, moshat më të cënuara nga krimi kibernetik janë nga 18 deri në  29 vjeç, sepse kjo kategori personash qëndron më shumë kohë online dhe nuk kanë shumë informacion për rreziqet.

Sot jemi të lidhur në ҫdo moment me botën kibernetike, si nga ana profesionale dhe sociale. Ne i aksesojmë llogaritë tona bankare online, fusim informacionet tona personale kudo nëpër rrjete sociale, dhe shumica e individëve kryejnë blerje online (e-commerce) pa e ditur sa të sigurta janë ëebsite-t e caktuara.



Ekspertët thonë se Shqipëria është vulnerabël ndaj sulmeve të mundshme të kësaj natyre, që mund të shkojnë deri aty sa të cënojnë edhe sigurinë kombëtare. Sulmet dhe hakerimet mund të kenë pasoja shumë të rënda duke çuar në shantazhe, bullizëm, pedofili, përfshirjen e siteve pornografike dhe madje edhe dëme të mëdha ekonomike të bizneseve.

Vitin e kaluar policia arrestoi një 20-vjeçar që kishte arritur të piratonte mbi 3000 adresa në rrjetet sociale. Ai ishte ekspert kompjuterik edhe pse i pashkolluar. Ditën punonte si lavazhier, ndërsa natën si “hacker”.

Më së shumti rreziku lidhet me vjedhjen e identitetit që përfshin: përdorimin e numrave të kartave të kreditit/debitit, të dhënat personale dhe të dhënat e sigurimeve shoqërore. Ekspertët thonë gjithashtu se ka disa teknika se si vidhen të dhënat. Ato fillojnë me kërkesat për informacion personal dhe financiar duke u hequr si dikush i ligjshëm, që punon në botën e sigurisë së informacionit.

Ridrejtimi në web-e jo të sigurta duke përdorur URL të gabuara të cilat mendohen sikur janë legjitime nga përdoruesi. Këto URL në të vërtetë mbledhin të dhëna financiare dhe njihen me termin “Pharming”.

Ëebsite-e që shtiren si punëdhënëse online “detyrojnë” përdoruesit që të fusin të dhënat si p.sh.: historikun e punësimit, detajet personale që kërkohen në ҫdo profesion, data të ndryshme e të tjera.

Ekspertët e krimit kibernetik kanë një paketë me këshilla mbrojtëse, por sipas tyre jo në të gjitha rastet janë funksionale. Ata thonë se hapja e faqeve të sigurta dhe të konfirmuara në web, përdorimi i enkriptimit për të ruajtur të dhënat e sigurta, sensibilizimi i klientëve për të ruajtur të dhënat e tyre të sigurta, ndryshimi i kodeve, PIN-eve herë pas here janë disa masa mbrojtëse.

Në rastet e përdorimit të palëve të treta për blerje online, ekspertët thonë se duhet përdorur p.sh. Paypal, i cili bën të mundur që të dhënat financiare të kartave të kreditit të mos tregohen.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.