Çelja e negociatave, gazeta gjermane: Refuzimi i Shqipërisë, mesazh shkatërrues


E përditshmja gjermane ”Volksstimme” reagoi e shqetësuar ndaj bllokimit që Franca i ka bërë fillimit të bisedimeve të anëtarësimit të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke theksuar se ky veprim do të thellojë të çarat në zemër të unionit.

“Shqipëria ka qenë kandidate për anëtarësim që në vitin 2014, ndërsa Maqedonia e Veriut që në vitin 2015. Siç duket, dy vendet do ta kenë ende këtë status për një kohë të gjatë”, shkruan gazeta e cituar nga ATA. “Pra, strategjia e BE për Ballkanin Perëndimor duket të jetë e paqëndrueshme. Tani që… dy vendet po punojnë në mënyrë të besueshme për reformat, BE nuk po e mban fjalën”, thekson ajo.

“Ky është një sinjal shkatërrues. Kjo mund të shihet nga Rusia, Kina dhe Turqia si një ftesë për fuqizimin e mëtejshëm të angazhimit të tyre në Ballkan”, thotë ”Volksstimme”.



“Frenimi i anëtarësimit është i lidhur me diferencat e dukshme mes Francës dhe Gjermanisë. Ky është një mesazh shqetësues në prag të Brexit”, përfundon gazeta gjermane ”Volksstimme”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.