Berisha “i jep avokatin e vet” Alban Jahos, për t’u përfaqësuar në gjyqin me Digitalb

Ish-Administratori i Digitalb, Alban Jaho, po përballet në një proces gjyqësor me kompaninë ku ai punoi për 15 vite, për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Digitalb e ka paditur Alban Jahon për përvetësimin e 430 milionë lekësh, ndërkohë gjykata ka vendosur pezullimin e 3% të aksioneve që ai kishte në këtë kompani.

Por teksa gjyqi vijon, Jaho është përfaqësuar në seancë me një avokat të quajtur, Neshat Fana. Bashkëshortja e këtij të fundit, Mirela Fana, dha dorëheqjen si gjyqtare e Gjykatës së Lartë për t’i shpëtuar Vetting-ut. Të dy, burrë e grua, kanë krijuar një pasuri qindra milionëshe, dhe mosjustifikimi i saj, detyroi Mirela Fanën që të mos përballej me Vetting-un.

Pikërisht ky avokat, Neshat Fana, ka nisur të përfaqësojë Alban Jahon në gjyqin përballë Digitalb. Fana është i njohur si avokat që ka përfaqësuar familjen e ish kryeministrit Berisha, pothuajse në të gjitha proceset gjyqësore. Gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka shpërblyer Fanën duke e emëruar fillimisht në Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe më pas në krye të Shkollës së Magjistraturës.

Është e çuditshme, por Berisha dhe Alban Jaho, që sot janë bërë bashkë edhe me TV Klan, dikur sulmonin njëri-tjetrin në mënyrën më të ashpër. Në 16 gusht 2018 (shiko fotot) Berisha akuzonte Jahon, se kishte manipuluar komisioneren e Vetting-ut, Valbona Sanxhaktarin. Ish-kryeministri shkruante, se Sanxhaktari lëvizte me makinën e Jahos për pushime jashtë Shqipërisë.

Bëhet fjalë për të njëjtën, makinë, ku Gazeta Shqip e ka denoncuar si një aferë të pastër, ku është përfshirë Alban Jaho dhe bashkëshortja e tij, që punon si financiere në strukturat e Vetting-ut.

Ndërkohë një vit më pas, Berisha e cilëson Jahon si drejtuesin e talentuar të Digitalb, dhe shkarkimi i tij ishte i padrejtë. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, Berisha i jep avokatin e tij Jahos, që ai të mbrohet në gjyq për shpërdorimet që ka kryer ndaj Digitalb.

Muajt e fundit, në krah të Jahos është shfaqur edhe Aleksandër Frangaj, ku jo me pak ironi thuhet se Jaho po kontrollon totalisht TV Klan.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.