“Atentati nuk ka lidhje me mua…”, e vërteta e përplasjes në Durrës

Kryetari i Këshillit Bashkiak të Durrësit, njëherësh dhe drejtor i Hekurudhave, Ani Dyrmishi, ka reaguar në një lidhje telefonike për “Neës24”, menjëherë pas denoncimit të Partisë Demokratike se është qëlluar në drejtim të makinës së tij dhe se policia po fsheh ngjarjen.

Duke folur për “Neës24”, Dyrmishi ka pranuar se është qëlluar ndaj makinës së tij, por ka mohuar që ngjarja të ketë lidhje me personin e tij. Ai është shprehur se nuk ka asnjë lloj konflikti as personal dhe as për shkak të detyrës, dhe se lëviz i lirë dhe i qetë në gjithë qytetin e Durrësit.

Sa i përket makinës së qëlluar, Dyrmishi është shprehur se nuk është e tija, por që e kishte përdorur ky, pavarësisht se sipas tij, muajt e fundit nuk e kishte përdorur më.

“Është një ngjarje që nuk ka të bëjë fare me mua, me personin tim. Nuk kam pas asnjë lloj atentati në drejtimin tim apo të makinës sime, pasi unë nuk disponoj makinë në pronësinë time, por përdor një makinë tjetër, dhe që është realisht makina që është goditur.

Është një makinë që ka të bëjë me një person, që ka qenë shoferi i babait tim në të kaluarën dhe përdoret nga unë, djali i hallës sime dhe shumë persona të tjerë. Në fakt, muajt e fundit nuk e kam përdorur. Nuk kam qenë në makinë, kur është qëlluar, dhe as nuk është goditur në drejtimin tim”, ka deklaruar kreu i Këshillit Bashkiak të Durrësit.

I pyetur nëse e konsideron paralajmërim këtë që ndodhi, Dyrmishi thotë: Absolutisht jo, sepse unë nuk kam konflikte as personale dhe as në lidhje me detyrën, por gjithsesi duhen bërë hetime dhe të sqarohet rrethanat e ngjarjes.

Nuk besoj që janë përplasje grupimesh, edhe fakti që nuk ka pasur debat në mbledhjen e fundit të Këshillit, është keqkuptuar. Ne bëjmë debate dhe do vazhdojmë të bëjmë për të mirën e qytetarëve.

Kam qenë prezent në mbledhjen e këshillit dhe nuk kam parë asnjë grusht. Por pyetjes së drejtpëdrejtëm se pse mund të jetë qëlluar, Dyrmishi i dha këtë përgjigje: Mund të jetë qëlluar edhe në mënyra aksidentale, pasi makina është në rrugë, nuk është makinë private. Unë kam qenë në gjumë, kur jam njoftuar për ngjarjen.

Më telefonuan organet kompetente në Durrës, por makina nuk ka lidhje me personin tim. Unë lëviz i lirë dhe i qetë në gjithë Durrësin, sepse më njohin shumë mirë të gjithë qytetarët.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.