Anglia rrit pensionet; mund të përfitojnë dhe ata që jetojnë jashtë kufijve!


Pensionet në Angli, sipas disa mediave atje përfshirë BBC-në, pritet të kenë rritjen më të madhe që prej 2012-tës.

Duke nisur nga prilli i vitit 2020, pensionistët britanikë do të marrin 4 % më shumë para se deri tani. Kjo do të thotë se pagesa e tyre do të shkojë nga 168,60 paundë në një javë që është aktualisht, në 175.35.

Miliona përfitues nën moshën 65 vjec megjithatë ende përballen me një pasiguri të madhe, për shkak se kryeministri Boris Johnson ka refuzuar ta konfirmojë se rritjen e përfiton edhe kjo kategori. Ata që jetojnë apo kanë punuar jashtë kufijve ndërkohë, sipas raporteve në shtypin vendas, mund të jenë në gjendje të përfitojnë nga pensioni I ri shtetëror.

Verifikimin mund ta bëjnë në faqen zyrtare të qeverisë online, gov.uk, përmes opsionit “Check your State Pension”. Varianti tjetër do të ishte plotësimi I aplikimit BR19 dhe dërgimi I tij me postë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.