Probleme në Kadastrën e Vlorës/ Erion Braçe vizit ‘blic’ në Vlorë


Mëngjesin e sotëm zëvendës kryeministri Erion Braçe ka qenë për një vizitë ‘blic’ në Kadastrën e Vlorës.

Ky institucion është ndeshur me probleme jo të vogla kohët e fundit, teksa tre drejtorë kanë dhënë dorëheqjen nga ky post.

Bëhet me dije se Braçe ka mbërritur në Kadastrës përpara se ora të shënonte 08:00.



Për rreth 30 minuta ai ka qëndruar në ambientet e institucionit ku dhe ka biseduar me stafin.

Gjithashtu Braçe ka takuar edhe njerëzit që prisnin të kryenin punët e tyre pranë Kadastrës.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.