Nuk ka qetësi brenda demokratëve parlamentarë, zbulohet lëvizja e fundit

Brenda grupit demokrat parlamentar nuk ka qetësi. Mes deputetëve të opozitës së re ka ende paqartësi se kush është kryetari. Një pjesë e deputetëve njohin Rudina Hajdarin si drejtuese e të tjerë Korab Litën.

Në një prononcim për Top Channel deputeti Halit Valteri, nënkryetar i grupit i cili hodhi edhe firmën mbi dokumentin që njeh Korab Litën si kryetar, sqaron se gjithçka është një keqkuptim e që do sqarohet të enjten në seancë plenare.

Ai i qëndron vendimit për t’u tërhequr nëse Kuvendi njeh Korab Litën për kryetar duke paralajmëruar eksluzivisht për Top Channel se të tjerë deputetë të Kuvendit do i bashkohen grupit demokrat me kryetare Rudina Hajdarin, të enjten në seancë plenare.

“Grupi do zgjerohet me deputet te rinj, Rudina është kryetare, gjithçka do sqarohet të enjten”, tha Valteri për Top Channel.

Menjëherë pasi deklaroi këtë, një deputet i ri i Kuvendit firmosi shkresën për tu bërë pjesë e grupit parlamentar demokrat. Top Channel mëson se ai është Krenar Rryçi.

Top Channel pyeti edhe Korabl Litën. Ai preferoi të mos japë detaje, por të thotë të vërtetën e tij për media në një konferencë për shtyp në orën 11.00.

Deputeti demokrat Alban Zeneli konfirmoi për Top Channel mbledhjen e grupit ku është marrë vendimi.. Ai tha se zonja Hajdari është në dijeni të mbledhjes madje edhe ai vetë ishte një nga kandidaturat për kryetar.

Top Channel

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.