Në krah të Rudina Hajdarit/Deputetët e PD tërheqin firmat për kryetarin e ri

Prej pasdites së djeshme është vënë në diskutim posti i deputetes Rudina Hajdari, si kryetare e Grupit Parlamentar Demokrat.

Korab Lita, deputet i djathtë dje tregoi një letër dërguar Kuvendit ku ai pretendonte se ishte zgjedhur kryetar. Letra e tij u mohua nga vetë zonja Hajdari e më pas edhe nga deputeti Halit Valteri.

Në një deklaratë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit deputeti i opozitës parlamentare Korab Lita ka njoftuar se grupi i ka kërkuar Rudina Hajdarit të largohet nga drejtimi.



Lita tha se Hajdari deklaroi në mënyrë verbale dorëheqjen përballë grupit .

“Pas kësaj për zgjedhjen e kreut të ri iu drejtuam kuvendit. Hajdari ka qenë në mbledhje dhe ka dhënë dorëheqjen”, tha Lita./TCH

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.