Kryeministri italian në Tiranë, për negociatat me Shqipërinë

Kryeministri Italian Giuseppe Conte mbërrin sot në Tiranë, dy ditë përpara vendimit të Bashkimit Evropian për hapjen apo jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri i vendit fqinj, Conte do të jetë në Shqipëri në një takim me kryeministrin Rama, për të dhënë mbështetje për vendin tonë. Takimi është në kuadër të çeljes së negociatave dhe marrëdhënieve të mira mes dy vendeve tona.



Ndërkohë, Italia e ka shprehur qëndrimin e saj prej kohësh për një votë pozitive për Shqipërinë, duke iu referuar reformave që janë ndërmarrë. Por mbi të gjitha për Italinë, tregues real i Shqipërisë që të meritojë negociatat është Reforma në Drejtësi, pavarësisht problemeve që ajo ka me Gjykatën Kushtetuese, apo ritmet e ngadalta për ngritjen e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Nëse do të diskutohet që mbledhja e parë e kryeministrave të Bashkimit Evropian të zhvillohet të zhvillohet vitin e ardhshëm, burimet bëjnë me dije se Italia nuk do të kundërshtojë. Duket se ky mesazh do të jepet edhe nesër nga kryeministri Conte gjatë takimit në Tiranë me homologun shqiptar.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.