Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

“Janë porositur vrasje nga burgu”/ Kryegardiani ngre alarmin: Jemi gati për izolimin e 'kokave'

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili po raporton në Komisionin e Sigurisë mesditën e kësaj marte mbi situatën në burgje. Ismaili pranoi se situata e sigurisë në burgje është e vështirë ndërsa shtoi se shume shpejt do nisë implementimi i sistemit 41-bis.

"Janë porositur vrasje nga burgu, do raportohen në Prokurori. Jemi gati të implementoj - më sistemin 41 bis në burgje. Synim masën ndëshkuese për të burgosurit me rrezikshmëri të lartë. Kemi 32 të ndëshkuar për thyerje të rregullave të burgut. Ka një ulje të të dënuarve në burgje. Është dyfishuar fondi për uniformat në vitin 2019. Kemi investuar në spitalet e burgjeve", tha Ismaili.

Sistemi 41-bis synon izolimin total të kokave të bandave kriminale, në mënyrë që të shmanget komunikimi me jashtë dhe dhënia e urdhrave nga brenda-jashtë për krime të ndryshme.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore