Hahn: Po nuk hapi negociatat, BE-ja mund ta humbasë ndikimin në Ballkan!


Ish-Komisioneri Europian i Zgjerimit Johanes Hahn, i cili do të jetë pjesë edhe e Komisionit të ri Europian, por si komisioner i buxhetit dhe administratës, deklaroi se Bashkimi Europian rrezikon ta humbasë ndikimin e Ballkanit Perëndimor po nuk dërgoi një sinjal të qartë për fillimin e negociatave të pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë.

“Nëse pas dy vonesave ne nuk i dërgojmë një sinjal të qartë sot ose më së voni në Këshillin e BE të enjten, ne nuk duhet të befasohemi nëse nuk kemi më ndikim në Ballkan,” i tha Hahn agjencisë Austriake APA. Ai shtoi se shpresonte “që në këtë cështje, do të triumfojë logjika“.

Sipas tij, humbja e ndikimit në Ballkan nuk mund të jetë në interes të Unionit, pasi ai është ende një rajon që përfaqëson një “oborr të Bashkimit Europian”.



©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.