‘Erdhi ujku’, sinjali që largoi pronarin e parcelave me drogë


“Malësia e Krujës” ishte operacioni që solli arrestimin e 19 personave në Krujë, të cilët u akuzuan se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike në zonën e pyllëzuar të fshatrave Shkretë, Mafsheq, Nojë, Qafë Shtamë, Picrragë, Brret, Borizanë të Bashkisë Krujë.

Të arrestuarit e këtij operacioni ishin banorët e disa fshatrave, ku ndalemi tek Dosja që kemi zgjedhur të trajtojmë ditën e sotme. Bëhet fjalë për banorët e fshatit Brret në Krujë, të cilëve iu janë lehtësuar tashmë masat e sigurisë nga gjykata e Apelit në Tiranë.

Lulzim Danaj, Nezir Murati, Ramiz Kulla, Muharrem Kulla e Ermal Kulla, janë arrestuar në mega-operacionin e 28 gushtit, me akuzën se kanë kultivuar bimë narkotike në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Gjykata e Apelit në Tiranë, në seancën e 31 gushtit 2019, vendosi lirimin e menjëhershëm të Muharrem Kullës, Ramiz Kullës dhe Ermal Kullës, ndërsa për të arrestuarit e tjerë, gjykata ka lënë në fuqi, masat e sigurisë të caktuara nga gjykata e Shkallës së Parë në Krujë.



Arrestimi i fshatarëve, policisë i ikën “peshku i madh”
Policia e Shtetit dhe ministri Sandër Lleshaj nxituan që t’a quanin një super-sukses këtë operacion, i cili siç thotë edhe gjykata në këtë vendim, të siguruar nga Dosja.al, nuk mund të mbajë të arrestuar një grup njerëzish, të cilët kanë biseduar me njëri-tjetrin në telefon, dhe flasin për…ujin.

I akuzuari kryesor si pronari dhe trafikuesi i parcelave me kanabis në Krujë, sipas prokurorisë është Astrit Rryçi, 41 vjeç, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, me bëmat e të cilit do t’ju njohim më poshtë . Autoritetet shqiptare jo vetëm që nuk arritën të arrestonin pronarin e vërtetë të drogës, por prangosën disa fshatarë me pretendimin se kanë informuar dhe bashkëpunuar me Rryçin, duke lejuar që ‘peshku’ i madh’ të largohet.

‘A ka ra ujku, ma jep ujin një orë e gjysëm të ujis hardhitë e reja’-kodet e fshatarëve me Rryçin

Në vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë, është edhe një nga bisedat ku prokuroria është bazuar për të kërkuar arrestimin e personave të sipërpërmendur.

Sjellim komunikimin e personit të akuzuar Muharrem Kulla, me numër telefoni (0692456016) me pronarin e parcelave të drogës, Astrit Rryçi, (0684553473). Në bisedën e dytë mes Rryçit dhe Ramiz Kullës, ky i fundit i kërkon ujin për të ujitur hardhitë e reja, që sipas prokurorisë është kodi për bimët narkotike.

0692456016:- A i rujte damoten o Lec

0684553473:-As pa me ta sjam

0692456016: ku je ke shpaja

0684553473:-tu pre jonxh jam

0692456016: a i ke lëshu lopët, naka ra ujku ke kulla hasanit, se ka ra ujku

0684553473:-a ka ujku sak, a je tu talle

0692456016: në faqen e hasanit është ulur tu pushu iherë

0684553473:-ku i thu kulla Hasanit

0692456016: ke kulla faqe këtej

0684553473:-nga Marmi

0692456016: në faqen këtej

0684553473:-matane drone

0692456016: po tu vrejt nga ty është

0684553473:-si tu vrejt nga unë

0692456016: tu pa nga ti janë më thanë barinjtë se janë tu pa nga tej

0684553473:- a kanë dalë në Brret

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.