Arrestohet gazetari që përndiqte vajzat në Facebook (FOTO)

Gazetari me identitetin Sadik Sejdinaj nga Mallakastra, që në profilin e tij në rrjetin social Facebook shkruan se punon në një nga gazetat e përditshme në Shqipëri është arrestuar nga Policia.

Ai është denoncuar nga një vajzë, e cila në Polici ka deklaruar se e përndiqte prej kohësh.  Sadik Sejdinaj është 26-vjeçari që u arrestua sot nga policia pasi ka kanosur me anë të telefonit shtetasen A.T.

Nga raportimet që kanë ardhur në redaksinë e Top Channel kanë qenë të shumta vajzat që ai ngacmonte vazhdimisht në rrjetet sociale.



Sejdinaj iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.