A do t’i konfiskohet pasuria, ish gjyqtares Mirela Fana dhe bashkëshortit Neshat Fana?!

Vettingu ka larguar nga sistemi mbi 70 gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, që nuk justifikonin milionat e përfituar në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

Disa prej tyre kanë dhënë dorëheqjen, për të mos rënë në rrjetën e Vettingut. Rasti më konkrret është ai i gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Mirela Fana, njëherës bashkëshortja e avokatit të familjes Berisha, Neshat Fana.

Ajo u largua me pretendimin se i duhej kohë për tu thelluar në jetën akademike, por me herët kishte deklaruar edhe pasurinë. Nëse do kalonte vettingut, zonja Fana do analizohej për figurën, profesionalizimin dhe pasurinë. Këtë të fundit ajo e ka deklaruar vetë.

Në vitin 2015, pasuria e Mirela Fanës, rezulton të jetë 14 herë më e madhe se paga e saj si gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë. Gjatë këtij viti, të ardhurat e ish gjyqtares Fana, nga paga dhe shpërblimet janë rreth 1.727.000 lekë.

Të ardhurat e saj nga depozitat bankare po në 2015-ën, janë 78.568 lekë, ndërsa të ardhurat nga qiradhëniet janë në vlerën e 1.239.300 lekëve. Me të ardhura të larta, rezulton të jetë edhe bashkëshorti i saj, i cili përgjatë vitit 2015, ka deklaruar rreth 18.000.000 lekë të ardhura.

Po këtë vit, bashkëshorti i saj, avokati Neshat Fana, ble edhe 2000 metra katror Livadh në Himarë, më çmim 600.000 lekë. Në total, të ardhurat vjetore të ish gjyqtares Fana, për vitin 2015 janë rreth 22.402.570 lekë.

Si gjyqtarja Fana, ka edhe të tjerë njerëz të drejtësisë të cilët u dorëhoqën dhe nuk u përballën me seancat e vettingut. Një nga nëntë kushtet gjermane për Shqipërinë është fillimi i hetimeve për prokurorët dhe gjyqtarët e rrëzuar nga vettingu, si dhe konfiskimi i pasurive të pajustifikuara.

Pyetja qëndron, a do të nisin hetimet ndaj Mirela Fanës dhe bashkëshortit të saj avokat, Neshat Fanës?!

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.