2-3 shtete nuk na duan në BE/Rama: Bundestagu na tha PO, Gjermania avokati ynë më mirë, por integrimi s’varet nga ne

Kryeministri Edi Rama përmes një videomesazhi në Facebook iu drejtua shqiptarëve pak ditë përpara vendimit përfundimtar të BE për hapjen apo jo të negociatave me vendin tonë.

Rama tha se qasja e Francës mund të mos jetë në favor të Shqipërisë, por kjo sipas nuk lidhte me detyrat e shtëpisë të vëna nga BE, por lidhte me vetë politike të BE.

“Gjermania që sot udhëheq frymën e PO-së ka zgjedhur qëndrim të ndryshëm nga vendet e BE-së, jo të parëndësishme për të afruar Francën që janë në pozicion të pafavorshëm për Shqipërinë. Ende nuk kanë dalë në pozicion përfundimtar, nuk është krejt e pamundur të pranojnë kompromis. Emanuel Macron nuk është i gatshëm të shtyjë integrimin e Balkkanit Perëndimor, pa shtyrë më parë reformimin e BE-së. Kjo nuk është një qasje kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në vetvete. Asgjë nuk mund të mos përjashtohet deri në minutën e fundit, dhe askush nuk mund të harrojë sesa patate të nxehta janë në tryezë, siç është Brexit. Në atë Këshill vendimet merren me konsensus, mjafton një vend të thotë JO për të rrëzuar PO-në e të gjithë vendeve. Unë nuk e di si do të përfundojë kjo odise më 18 tetor. Vendimmarrja e 18 tetorit nuk ka lidhje me çfarë kemi bërë ne për të merituar PO-në. Ne kemi arritur të bëjmë më shumë se detyrat e shtëpisë, se falë marrëdhënieve të forta të besimit që kemi krijuar, ja kemi dalë të kapërcejmë pengesën e lartë që u ngrit në Bundestag, nga janari deri në fund të qershorit. Falë mbështetjes së CDU-CSU-së Gjermania i tha PO Shqipërisë”, tha Rama.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.