Vrasje dhe kokainë/ Zbulohet lidhja e bashkëshortit të Marsidës me grupet kriminale (FOTO+DETAJE)

Indrit Hyseni, bashkëshorti i dytë i Marsida Qatja me të cilin ka edhe një djalë është një person i njohur në Kavajë, por edhe për drejtësinë shqiptare. Aktualisht, ai ndodhet në burg në Gjermani, pasi u kap në kushtet e flagrancës me një sasi prej 7 kilogramë kokainë.

Sipas bashkëshortes së tij, Marsida Qatja, ai është dënuar fillimisht me 6 vjet burg, por shpreson të dalë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, pasi ka pranuar aktet e hetimit në gjendjen fillestare dhe sipas ligjeve gjermane, nëse bashkëpunon me drejtësinë përfiton lehtësira.

Indrit Hyseni ka qenë protagonist i disa akteve në Kavajë, për të cilat është reaguar edhe nga ish-kryeministri Berisha. Ai ka thënë se Indrit Hyseni është anëtar i një bande kriminale, i cili sapo kishte dalë nga burgu.

Sipas burimeve të Policisë së Kavajës, Indrit Hyseni ka qenë i skeduar për disa akte kriminale në qytet, por në asnjë rast nuk kanë mundur të provohen. Eshtë folur gjithashtu edhe për një vrasje të kryer prej tij në Itali, teksa ka ekzekutuar dy persona. Por të gjitha këto janë tashmë pjesë e një hetimi të mëtejshëm.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.