‘Unë jam viktima, jo molla e sherrit’, Marsida: Dritani ngacmonte pastrueset

Dritan Hoxholli më kërcënonte shpesh. Vinte tek dritarja dhe ngacmonte, e bënte përnatë këtë punë– u shpreh Marsida Qatja

Po pse ndodhte kjo?- u pyet nga gazetari Alen Xhelili.

E bënte me të gjithë. Unë jam viktima, jo molla e sherrit. Dritan Hoxholli ka qenë përson problematik, kërkohej nga policia. Ai i ngacmonte të gjithë, madje edhe këto gocat që fshinin rrugës- vijoi më tej Qatja.

Bledari nuk ishte person problematik. Ishte një shok shumë i mirë. Kishim një marrëdhënie shoqërore kaq, se jam tip që kam shoqëri-tha Qatja.

Marsida thotë se Dritani dhe Bledari kishin njohje me njëri-tjetrin, por jo miqësi të fortë.

Ajo akuzon edhe familjarët e viktimës se nuk kanë informacione për ngjarjen, pasi ata nuk kishin pothuajse fare kontakte me Dritanin, çka i bën deklarimet e tyre të gabuara

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.