Sulmohet në banesë çifti i të moshuarve, u marrin me armë e maska 500 mijë lekë

Persona të maskuar dhe të armatosur u kanë marrë përmes dhunës dhe kërcënimit me armë një çifti të moshuarish 500 mijë lekë, që i mbanin në shtëpi.

Ngjarja ndodhi në orën 23.00 në lagjen numër 3 të qytetit të Korçës, ndërsa të moshuarit ishin në gjumë. Sipas burimeve të Policisë, të moshuarit jetonin vetëm, ndërsa fëmijët e tyre banonin prej vitesh jashtë vendit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka kryer veprimet proceduriale, ndërsa të moshuarve u janë marrë edhe dëshmitë. Po hetohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.