Me 3 meshkuj në shtëpi, Marsida Qatja ndërron sërish version për vrasjen

Marsida Qatja e ftuar në “Open” ka rrëfyer edhe njëherë gjithë ngjarjen e ndodhur në Kavajë disa ditë më parë, ku humbi jetën 41-vjeçari Dritan Haxholli.

Edhe kësaj herë, Marsida ka ndërruar versionin e saj duke mos e përmendur faktin që viktima i drejtoi armën fëmijës së saj 2-vjeçar. Kësaj herë 30-vjeçarja tha se pasi Haxholli qëlloi mbi efektivin e Policisë, Bledar Toçin, ajo po e shtynte që të dilte jashtë pa përmendur djalin e mitur.

Unë isha me djalin e vogël këtu e ulur. Xhuliu ishte këtu, ndërsa Bledari ishte ulur në karrige. Bie xhami i kuzhinës dhe tha hapeni derën. I thashë mos bërtit. Futet shikon Xhulion dhe i thotë me ty kam punë mbrapa. Kthehet dhe qëllon Bledarin. ishte me uniformë që ta bënte gjënë më serioze. Mesa pashë unë, Bledari mori dy plumba. Dritanit i ngeci arma. Nëse s’do i ecte arma do kishim vdekur të gjithë. Desha ta nxerr jashtë por Bledari u ngrit dhe e qëlloi. Doja që të ikte se s’do njoftonim as policinë dhe asgjë. Unë po e shtyja që të dilte. Bledari iku në spital. Këtu ishte edhe fëmija im 2-vjeçare. Dy të mëdhenjtë nuk ishin sepse u kishte ardhur halla dhe ishin tek ajo,”-tha Marsida.

Një ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Kavajë. Një konflikt i armatosur që përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.