Marsida e Kavajës paralajmëron gjakderdhje: Çfarë më tha bashkëshorti nga burgu (DESHMIA)

Marsida Qatja vijon të mbetet ende një çështje në diskutim për mënyrën, sesi ndodhi ngjarja në shtëpinë e saj. Hetimet janë tashmë në fazën intensive dhe në të nuk përfshihet vetëm vrasja e Dritan Haxhollit, por edhe droga që u gjet në shtëpinë e saj.

Prokuroria ka ngritur akuzat për vëllain e Bledarit, Benard Toçi si trafikant kokaine, por nuk përjashtohet as polici i burgjeve si i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Vetë Marsida e Kavajës në një intervistë të gjatë për emisionin “Open” në Top Channel e përjashton veten nga çdo krim. Madje, ajo e cilëson veten një viktimë në të gjithë këtë histori.

Ndërkohë flet edhe për bashkëshortin e saj dhe telefonatën që ka pasur, teksa ai ndodhet në burhg. “Ia kam shpjeguar, por ai do të dijë gjithçka dhe pavarësisht besimit që ka tek unë, do të zbardhë gjithçka kur të dalë nga burgu në Gjemani” – thotë Marsida qatja, e cila e cilëson shumë serioz bashkëshortin dhe se nuk lë gjë pa zgjidhur

“Kjo gjë nuk mbetet me kaq” – tha Marsida, duke iu referuar asaj çfarë i ka thënë bashkëshorti, por do të vijojë me të gjithë personat, duke nënkuptuar një gjakderdhje të mundshme.

Ai do kërkojë sqarime nga të gjithë dhe secilit do i japë atë që i takon. Marsida, në intervistën e saj lë të kuptohet se më shumë duket si pjesë e një rrjeti droge, sesa një femër me të dashur Dritan Hoxhallin, apo Bledar Toçin.

Ndërkaq, është munduar të hedhë poshtë të gjitha akuzat për përfshirjen e Bledar Toçit në trafik droge. “Bernardi erdhi atë natë në shtëpinë time, i tha diçka Bledarit nga dera, pa hyrë brenda. Por në asnjë moment nuk u takua që t’i japë drogë, apo diçka tjetër tha Marsida.

Gjithashtu ajo sqaroi se tyë gjithë personave në shtëpinë e saj u ishin marrë analizat për të përcaktuar nëse ishin apo jo përdorues kokaine. “Unë kam rezultuar e pastër” – tha Marsida.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.