Kush është avokati i Marsidës, ja pse ka frikë nga arrestimi

Edmond Petraj është avokati i përzgjedhur nga Marsida Qatja si mbrojtësi i saj ligjor. Vajza nga Kavaja, nënë e tre fëmijëve në shtëpinë e së cilës të mërkurën e javës së kaluar ndodhi një ngjarje e rëndë ndonëse nuk akuzohet për ndonjë krim, ka zgjedhur të mbrohet me avokat.

Por pse ka frikë Marsida, kur ajo nuk është e përfshirë në vrasjen e Hoxhallit për aq sa krimi tashmë është zbardhur. Ka një autor dhe nga veprimet hetimore edhe të karakterit shkencor ka dalë në përfundimin se autor i krimit është Bledar Toçi.

Burimet thonë se Marsida Qatja ka frikën e ndonjë arrestimi të mundshëm për kokainën e gjetur në shtëpinë e saj. Edhe pse nuk ka rezultuar përdoruese, të paktën nga ajo që është deklaruar deri tani, burimet shtojnë se ajo mund të jetë pjesë një rrjeti të trafikut të drogës në bashkëpunim me persona të tjerë.

Fakti që droga u gjet në shtëpinë e saj nuk e përjashton Marsidën nga trafik, apo përdorim. Megjithatë, avokati Edmond Petraj ka marrë tashmë në dorë të gjithë procedurën për të mbrojtur klienten e tij, nëse do të ngrihet ndonjë akuzë konkrete.

 

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.