Ish-deputeti fshikullon Ambasadorin e OSBE: Nuk të mbajën nervat, turp!

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka shigjetuar ambasadorin e OSBE, i cili të dielën në mbrëmje u bë protagonist i një gjesti fyes për shumë banorë të Tiranës, të grumbulluar përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Në një status në rrjetin social Facebook, Përparim Spahiu thotë se Borchardt nuk e mbajtën nervat.

Ja statusi i plotë i Përparim Spahiut:

Borchard gabove dje, nuk të mbajtën nervat.

Që ke qënë i njëanshëm, që e meritoje të shkruarën Shame on Ju, un kam qënë i bindur prej kohësh, por kjo nuk kushtëzonte qëndrimin tënd në Shqipëri, fundja, nuk të zgjedhim ne.

Por, që të vazhdosh, nga mbrëmë, dhe të bredhësh rrugëve të Tiranës (si ambasador pasi si qytetar i thjeshtë bëj ç’të duash) un nuk ta pranoj më. Turp të kesh!

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.