Fituesi i Nobelit/ Sot protestohet në Prishtinë kundër Peter Handke

Shpërblimi që I bëri Akademia Suedeze e Shkencave me çmimin Nobel për Letërsinë autorit austriak Peter Handke, ka shkaktuar reagime të mëdha, të cilat vazhdojnë sot me protestën e organizuar në orën 11.00 në Prishtinë. Protesta do të mbahet para Ambasadës së Suedisë, me kërkesën që ky vendim të anulohet. Rrëzimin e vendimit e ka kërkuar edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si “akt mirëkuptimi e solidariteti me të gjithë popujt e botës që luftojnë për liri dhe vlera demokratike”.

Ky institucion është shprehur thellësisht I zhgënjyer nga dhënia e çmimit një simpatizanti të Sllobodan Milloshevicit. Për ndarjen e Nobelit për Letërsi 2019, ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sipas të cilit, vendimi i Nobel ka sjell dhimbje të pamasë te viktimat e panumërta.

Në një përgjigje ekskluzive për gazetën “Koha Ditore”, Mikael Östlund, menaxher i Marrëdhënieve me Publikun në fondacionin “Nobel”, ka thënë se Fondacioni nuk përzihet në punën e institucioneve të pavarura si Komiteti e nuk i komenton përzgjedhjet e laureatëve të “Nobelit”. Por as që mund të bëhet fjalë për tërheqjen e çmimit.

 

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.