“Burri im nuk fal…”, Marsida paralajmëron një tjetër vrasje: Më tha se…

Marsida Qatja është e bindur se ngjarja e Kavajës e katër ditëve më parë, ku një person mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur, nuk ka për t’u mbyllur me kaq. Në emisionin “Open” në Top Channel, Marsida thotë se nuk ka patur asnjë marrëdhënie me viktimën Dritan Haxholli dhe as me të plagosurin Dritan Toci.

Sipas Marsidës, burri i saj, që ndodhet në burg jashtë vendit, nuk ka për të falur.

“Kam deklaruar se Dritani nuk ka patur asnjë marrëdhënie me mua, as Bledari gjithashtu. Më bënë një test droge dhe dola që nuk jam konsumuese, unë ushqej fëmijën me gji.Marrëdhënia me burrin tim është shumë e mirë. Por kjo histori nuk mbyllet me kaq për shkak të burrit tim. Ai është serioz, nuk fal, nuk duron asgjë, nuk është tolerant dhe normalisht më ka marrë çdo një minutë duke më kërkuar si është e vërteta. Ai thotë se mediat nuk më interesojnë, por është folur kaq gjatë dhe ai nuk e di… Mediat flasin dhe nuk e kuptojnë që po më shkatërrojnë familjen. Më vjen keq për Dritanin, por ai nuk kishte asgjë për të humbur, nuk kishte as njerëz që e donin dhe as shoqëri. Unë isha me punë, me shoqëri, me familje, me punë, ikisha të gjitha dhe i humba”, thotë Marsida.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.