Dalin mesazhet/ Çfarë i shkruante Marsida Qatja ishit që u vra dhe “lidhja” me policin (Fotot)

Marsida Qatja dhe Dritan Haxholli kanë pasur një marrëdhënie shumë të afërt mes tyre, përpara se 31-vjeçarja t’i jepte fund lidhjes.

Sikurse ka deklaruar edhe vetë 31-vjeçarja në dëshminë e saj të parë në polici ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë, ajo ka pasur lidhje jashtë martesore me Dritan Haxhollin, thonë burimet. Nuk dihet për sa kohë ka vazhduar lidhja e tyre, por sikurse shihet në Facebook-un e të ndjerit, Marsida Qatja ka qenë aktive me komente.

Në një foto të Haxhollit, 31-vjeçarja komentonte duke komplimentuar ish të dashurin e saj. ‘Je super i lezetshëm’, i shkruante ajo në një koment anglisht në muajin Maj të këtij viti.

Por kohët e fundit lidhja mes tyre kishte përfunduar. Ka qenë Marsida ajo që kishte hequr dorë nga kjo marrëdhënie, por që mesa duket nuk pranohej nga viktima. Dritan Haxholli dyshonte se Marsida Qatja ishte lidhur me Bledar Toçin, shefin e sigurisë së brendshme të burgut të Durrësit.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.