Basha zbulon pseudonimet e Damianit dhe Taulantit, bën thirrje për protestë

Lulzim Basha përmes një deklarate për mediat reagon lidhur me tre banorë të Astirit, të cilët janë mbajtur në burg, teksa protestonin, sipas kreut të PD në mbrojtje të pronës së tyre në Unazën e Re.

Sipas Bashës “me urdhër të Edi Ramës, gjyqtari Arben Micko dhe prokurori Bledar Maksuti mbajtën sot në arrest Skender Dodën, Gramoz Shehun dhe Ilias Katiraj. Tre baballarë mbahen në burg sepse mbrojnë shtëpitë e fëmijëve nga Hajduti Psiqik, Damian Lala dhe Taulant Yaris Bego që duan të vjedhin 40 milionë euro te Unaza e Re”.

Basha thotë se “Sot Edi Rama duhej të ishte në burg për veprën kriminale të pastrimit të parave dhe ndërhyrjes me para të pista në fushatën e Presidentit Obama. Damian Lala dhe Taulant Yaris Bega duhet të ishin në qeli, bashkë me Sajmir Tahirin për aferat e tyre hajdutërore dhe bashkëpunim me narkotrafikantët”

Për Bashën me hajdutë në qeveri dhe njerëz të pafajshëm në burg, nuk ka Europë, as zhvillim, as drejtësi. Vetëm largimi i kësaj bande hap rrugën drejt normalitetit dhe mirëqenies.

Ndërkohë, kryedemokrati i fton të gjithë në protestë në ora 18:00 në krah të banorëve të dhunuar te Unaza e Re, kundër hajdutërisë dhe padrejtësisë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.