Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Banane apo kokainë?! Si janë rritur importet nga Kolumbia në Shqipëri (FOTO)

Viti 2018 ka shënuar një rritje të importit të bananeve, ku sipas të dhënave të Doganës kapin shifrën e 62 për qind më shumë në sasi dhe gati 80 për qind më shumë në vlerë, në krahasim me një vit më parë.

Për vitin 2018, sasitë e importuara kapërcyen 20 mijë tonë, nga rreth 12 mijë që ishin importuar një vit më parë. Ndërsa si vlerë, bananet e importuara kapën shifrën e 17.1 milionë dollarë.

Në dy vitet e fundit, dy vendet kryesore të origjinës nga vijnë bananet e importuara në Shqipëri janë Kolumbia dhe Ekuadori, me përkatësisht, 1700 tonë dhe 19 mijë tonë. Në krahasim me një vit më parë, importet e bananeve nga Kolumbia kanë shënuar rënie në sasi me 23 për qind. Ndryshe ka ndodhur me importet nga Ekuadori të cilat janë rritur në masën 80 për qind.

Dy vitet e fundit bananet importet e bananeve në Shqipëri janë përqendruara në vetëm këto dy vende. Viti 2018 shënoi rekord për sa i përket vlerës në dollarë të bananeve të importuara për të paktën 5 vitet e fundit, ndërsa si sasi rekordi u shënua në 2016-n ku sipas të dhënave historike nga Dogana janë importuar 22.8 mijë ton banane.

Një shqiptar ka konsumuar mesatarisht 7.3 kilogramë banane. Ekuadori, i cili është edhe ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë për sa i përket kultivimit të bananes mban rekord edhe për konsumimin e saj. Konsumi për frymë atje përllogaritet rreth 99 kg/frymë. Sipas statistikave të FAO-s në rang global konsumohet 11.9 kg banane/ person.

Ndër vendet me konsumin më të ulët në botë renditet Iraku me 0.02 kg / person, Uzbekistani me të njëjtën sasi dhe fqinjët tanë, maqedonasit me vetëm 0.05 kg banane/ person në vit.

[gallery ids="875418,875419,875420,875421,875422,875423,875424,875425,875426,875427,875417"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore