Zbulohet kura për kancerin e gjirit/ Është brenda nesh


Mijëra pacientë me kancer gjiri u është dhënë shpresë pasi shkencëtarët gjetën një qelizë imune, e cila mund të ndalojë kthimin e sëmundjes.

Në një zbulim të parë në botë, studiuesit kanë vërejtur ‘qelizat T gamma delta’ në indet e gjirit të njeriut.

Ata besojnë se qeliza, e lëshuar nga sistemi imunitar për të luftuar tumoret, mund të luajë një rol të rëndësishëm në eliminimin e kancerit të gjirit.


Gratë kanë më shumë gjasa të mbijetojnë nga kanceri i gjirit nëse sistemi i tyre imunitar vret të gjitha qelizat e tumorit kështu që kanceri nuk mund të kthehet.

Ekspertët në Institutin “Francis Crick” dhe “King’s College London” monitoruan 11 gra me kancer të trefishtë negativ të gjirit, lloji më vdekjeprurës.

E nga hulumtimi u vu re se ato me një numër më të madh qelizash “T delta gama” në tumoret e tyre ishin të gjallë katër vjet më vonë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.