Zbulohen detaje, si u shkrumbua “Range Rover-i” i Dritan Lelit (FOTO)

Zbulohen detaje nga djegia e makinës së kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli. Ngjarja në fjalë ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 04:26, në lagjen “Lef Sallata”, pranë zyrave të bashkisë.

Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ku shenjestër ka qenë makina tip ‘Range Rover’ në pronësi të Bashkisë, që përdorej nga Leli.



Aktualisht nuk jepen detaje rreth ngjarjes në fjalë, ndërsa si pasojë e zjarrit është djegur dhe një tjetër automjet i parkuar ngjitur makinës së kryebashkiakut.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.