Vrasja në Kavajë/ E dashura e përbashkët i merr jetën, del emri i policit të plagosur

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kavajës ku një person ende i pa identifikuar ka mbetur i vdekur ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur një polici burgjesh i quajtur Bledar Toçi.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se shkak i këtij konflikti të armatosur që la pas një viktimë dhe një të plagosur rëndë është bërë një grua që të dy personat në fjalë e kishin të dashur të përbashkët. Fillimisht në banesën e gruas në fjalë ka shkuar polici, por më pas aty ka mbërritur edhe viktima.

Në tensione e sipër rreth orës 1 të natës ka ndodhur edhe përplasja e armatosur mes policit dhe viktimës. Burime për Report Tv bën me dije se policia ka qëlluar me kallash ndaj viktimës ndërsa ky i fundit i është përgjigjur me pistoletë. Si pasojë e të shtënave viktima ende i pa identifikuar ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa policisë ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.



©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.