Vendimi i papritur i Metës! Ja përgjigja nëse do e shpëndajë Parlamentin me 82 deputetë

Ilir Meta deklaroi në intervistën me gazetaren Eni Vasili se Presidenti nuk mban  asnjë përgjegjësi Se çfarë do të bëjë mazhoranca me nismën për shkarkmin e tij .“ Unë përgjigjem vetëm përpara Kushtetutës dhe popullit shqiptar“ – tha Presidneti edhe kur u pyet se si do të sillet me vendimine gjykatës kushtetuese nëse ajo vendos për shkarkim.

Gazetarja: Zoti President, a mendoni se mazhoranca do ta finalizojë nismën e shkarkimit?



Presidenti Meta: Se çfarë do të bëjë mazhoranca unë nuk mbaj asnjë përgjegjësi. Unë e di që jam këtu në këtë zyrë ku jeni edhe ju sot dhe i gatshëm me ju edhe më datën 24 korrik 2022 të bëjmë një intervistë përmbyllëse. Sepse unë kam vënë dorën mbi Kushtetutë dhe unë e di shumë mirë se çfarë kam firmosur dhe çfarë firmos, kaq!

Gazetarja: Po thoni, çfarëdo vendimi që të marrë edhe Gjykata Kushtetuese?

Presidenti Meta: Unë përgjigjem vetëm përpara Kushtetutës dhe popullit shqiptar.

Gazetarja: Edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese?

Presidenti Meta: Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese, sepse është asgjësuar funksionimi…

Gazetarja: …Sot jo, por deri në vitin 2022…

Presidenti Meta: Nuk ka Gjykatë Kushtetuese, sepse është asgjësuar funksionimi i Gjykatës qëllimisht nga kjo mazhorancë, siç e dinë të gjithë përmes bllokimit të KED-së dhe pikërisht kjo u bë për të pasur një qeveri të gjithëpushtetshme, ta pagjykueshme, të pahetueshme, të pakontrollueshme.

Gazetarja: Dakord, por Gjykata Kushtetuese në një moment do të mblidhet. Nëse Gjykata Kushtetuese merr një vendim, çfarë do të bëjë Presidenti Ilir Meta?

Presidenti Meta: E dashur Eni, për mua kanë vetëm dy gjëra rëndësi. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ku jam betuar dhe populli shqiptar, kaq! Për të tjerat përgjegjësinë e kanë ata që i kanë kompromentuar të gjitha institucionet e tjera në këtë vend.

Gazetarja: Shpesh thoni që parlamenti ka 82 deputetë. A keni menduar ndonjëherë ta shpërndani atë?

Presidenti Meta: Që parlamenti nuk i ka 140 biem dakord, kemi konsensus këtu? Duhet që parlamenti të ketë 140 vota. Është në Kushtetutë. Tani ju po kaloni te numri 82. Mendimi im ose vlerësimi ka qenë shumë i qartë, që nga deklarata ime e Pogradecit, që nuk ka qenë një deklaratë e rastësishme, që ky parlament plotësisht legjitim ka 82 apo 83 deputetë, duke përfshirë dhe ata 3 deputetë të PD-së dhe të LSI-së që nuk pranuan të dorëzonin mandatet. Gjithçka tjetër pastaj është e diskutueshme në drejtim të ligjshmërisë sepse janë shkelur të gjitha procedurat që kemi ne për zëvendësimin e mandatave të deputetëve dhe padyshim dhe në kuptim të legjitimitetit, sepse ju e dini shumë mirë se cili është sistemi zgjedhor dhe se si caktohen deputetët. Dhe e dini shumë mirë që nuk janë 60 deputetë të opozitës që kanë dhënë dorëheqjen në bllok, por janë 182 deputetë dhe ish-kandidatë për deputetë nga listat e të gjitha partive opozitare që kanë refuzuar, që nuk kanë pranuar të jenë pjesë e këtij Parlamenti.

Gazetarja: Për dy pyetjet e fundit nuk mora përgjigje. Çfarë do të bëni me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe a keni menduar ta shpërndani Parlamentin?

Presidenti Meta: Unë u dhashë përgjigjen time, Presidenti përgjigjet para Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe para popullit shqiptar, kaq! Duan ta vënë Presidenti ta gjykojnë para popullit shqiptar? Zgjedhje për Presidentin sot, jo nesër dhe t’i vendosin Presidentit cilindo kandidat që ta mendojnë se do ta mbrojë Kushtetutën dhe të drejtat kushtetuese të qytetarëve shqiptarë më mirë se Presidenti aktual.

 

 

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.