U qëllua 16 herë/ Zbulohen detajet: Dritan Haxholli shkoi për të kryer marrëdhënie, por…

Gazetari Elton Qyno në një lidhje telefonikë për ‘Report Tv’ ka nxjerrë detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kavajë.

Sipas gazetarit, Toçi është thirrur në banesë nga Marsida Qatja dhe pas tij ka ardhur edhe 41-vjeçari Dritan Haxholli, i cili qëllonte me kallashnikov dritaren e banesës së gruas.



“Është qëlluar 16 herë nga të dyja palët. Brenda në banesë ka qenë Bledar Toçi. Haxholli ka qëlluar me tutë automatik dritaren e kuzhinës. I ka thënë të hyjë brenda. Ka hyrë dhe kur ka parë Bledarin ka qëlluar. Toçi ka nxjerrë një pistoletë pa leje dhe ka qëlluar edhe ai.

Pas betejës, ka mbetur i vdekur Dritan Haxholli. 41-vjeçari kishte shkuar për të kthyer marrëdhënie ka qenë edhe i armatosur”, tha Qyno.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.