U gjet me tre meshkuj/ Parukierja e masakrës, ja për çfarë po hetohej Marsida Qatja

30-vjeçarja Marsida Qatja, e cila u bë ‘mollë’ sherri për krimin që ndodhi gjatë natës, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagos një tjetër, ka qenë nën hetim nga prokuroria e Kavajës për mashtrim. Mësohet se motra e saj ka agjenci turistike dhe Marsida akuzohet se shiste bileta fiktive.

41-vjeçari Dritan Haxholli, mbeti i vrarë me armë zjarri në banesën e ish-të dashurës, ndersa u plagos Bledar Toci, polic i burgut te Durresit.

Gruaja, Marsida Qatja, nënë e tre fëmijëve, kishte pasur një lidhje jashtëmartesore me Haxhollin, lidhje të cilës i kishte dhënë fund dy javë më parë. Në apartamentin e gruas shihet se ka kuti picash të futura në një qese mbeturinash, ndërsa në tavolinën e mesit ka ende ushqim në pjata. Shihen edhe këpucët e një fëmije.


Sipas Report Tv, në banesë mësohet që përveç Marsida Qatjës dhe Bledar Toçit mësohet të kenë qenë edhe dy persona të tjerë, meshkuj, të cilët sipas burimeve kanë qenë duke konsumuar alkool dhe lënë narkotike. Marsida Qatja  punonte si parukere në qytetin e Kavajës.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.