Si ndodhi krimi në Kavajë, polici i burgut vrau ish-të dashurin e kushërirës

Detaje të reja mësohen për vrasjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë. Sipas “BalkanWeb” duke iu referuar burimeve nga policia se viktima Dritan Haxholli ka shkuar i armatosur në shtëpinë e ish-të dashurës rreth orës 02:00 të natës për t’u sqaruar pasi ishin ndarë

Pas thirrjeve të vajzës dhe të bërtiturave të saj në banesë ka shkuar polici i burgjeve Bledar Toci, i afërm i saj për t’i ardhur në ndihmë. Por viktima Haxholli ka qëlluar me armë mbi policin duke e plagosur. Më pas Toci ka qëlluar me armën e shërbimit për vetëmbrojtje ndaj Haxhollit, i cili ka mbetur i vrarë.

Gjithsesi policia ka marrë në pyetje gruan e re por edhe policin për të zbardhur të plotë ngjarjen që tronditi Kavajën mëngjesin e sotëm.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.