“Shyqyr që Monika nuk është deputete…”, Meta në “Open” tregon çmenduritë e ministrave

Presidenti i Republikës nuk i kurseu akuzat për kryeministrin Rama. Duke e cilësuar që në fillim si një person konfliktual, por jo problem mes dy individëve Rama-Meta, presidenti tha se “ka konflikt me pluralizmin politik”.

“Përgjegjësitë e mia i kam mbajtur në çdo detyrë që kam marrë përsipër” – tha Meta, por e konsideroi raportin me Ramën, si një person që ka konfliktualitet me zbatimin e ligjit, duke iu referuar edhe ministrave që nuk botuan në Fletoren Zgjedhore dekretin për datën e re të zgjedhjeve.

“Nuk kam asnjë arsye për të bërë takime të tillë, qoftë edhe Komisioni Hetimor” – tha Meta, duke zbuluar edhe një të vërtetës, sipas tij, që Rama donte zgjedhje vetëm.



Vetëm 24 orë para publikimit të Opinionit të Komisionit të Venecias, Presidenti Meta ka reflektuar një qetësi dhe indiferencë totale, duke përsëritur se “Komisioni i Venecias ka zero rëndësi për mua”.

Vendimi apo mendimi i Komisionit të Venecias ka të bëjë me integritetin e Komisionit të Venecias, nuk ka të bëjë me integritetin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe me raportin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë me Kushtetutën e vendit tim. Kaq!”

 

 

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.