Sherr në banesën e një gruaje/ Vritet një person në Kavajë, plagoset polici

Një person ka mbetur i vrarë mëngjesin e sotëm në Kavajë, ndërsa një tjetër është plagosur. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se krimi i rëndë ka ardhur pas një sherri të ndodhur në banesën e një gruaje.

I plagosuri dyshohet se është një polic burgu.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. Nuk ka ende informacion zyrtar nga policia.



©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.