Rama-Vuçiç-Zaev lidhin besën: Shengeni ballkanik realitet brenda 2021

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia firmosur marrëveshjen e Shengenit Ballkanit, i cili pritet të bëhet realitet brenda 2021. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të Ramës, Zaev dhe Vuçiç nga Beogradi u fol mbi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal.

Kryeministri Edi Rama kërkoi që çështjet e hapura të Ballkanit (përplasja Kosovë-Serbi), të mos ndikojë në ecjen përpara.

Rama hodhi akuza ndaj BE, kur tha se marrëveshjet e firmosura në kuadër të procesit të Berlinit kanë mbetur në letër, ndërsa shtoi se Ballkani duhet të mos presë, por të vazhdojë përpara.


“Do të bëjmë më shumë, ky takim ishte shumë I vlefshëm. Edhe pse ka çështje të hapura në zemër të këtij Rajoni, kjo nuk duhet të na pengojë që duke renë dakord të mos biem dakord për këto çështje, të bashkëpunojmë për adresimin e tyre. Në vitin 2017 në takimin e procesit të Berlinit në Trieste ramë dakord për një plan veprimi në fuksion të zonës rajonale ekonomike. Dy vjet më pas nuk kanë ndodhur mjaftueshëm gjëra. Pra në thelb qëllimi që na ka bashkuar në këtë format është të shtyjmë përpara procese që në letër janë shkruar dhe janë miratuar më shumë se një herë dhe të mos presim që këtë ta bëjnë të tjerët sepse në fund të fundit “I zoti e nxjerr gomarin nga balta””,deklaroi kryeministri Edi Rama.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.