Rama del xhiro në Novi Sad, Vuçiç nxjerr fotot: Edi është i pari…

Liderët e tre vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë bërë një xhiro në shëtitoren e Novi Sad pas takimi për “Shengenin e vogël.”

Teksa ndiqeshin nga kamerat e gazetarët nuk kanë munguar as batutat mes tyre, ku presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç nuk i ka kursyer komplimentet ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në një moment gazetarët që ndjekin zyrtarët e lartë e pyesin Vuçiçin se çfarë do të thoshte ky takim për Ballkanin, ndërsa ai i është përgjigjur: “Edi is the guy…” (Edi është i pari/i madhi).


Më pas fjalën e ka marrë Rama, i cili pasi qesh me batutën e Vuçiç sqaron të gjithë takimin.

“Është mahnitëse që jemi të gjithë këtu, duke u përpjekur të çojmë përpara atë që është thënë shpeshherë në raste të ndryshme së bashku me miqtë tanë europianë,”-tha Rama.

Krijimi i një “Shengeni ballkanik” qarkullon prej vitesh, por Kosova dhe Mali i Zi e kundërshtojnë ashpër me pretendimin se do të rikthehet ish-Jugosllavia.Një bashkim i ngjashëm u bë pa kohë me rrjetin telefonik, me faturimin e roaming. Brenda disa vitesh, vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë tarifa.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.