Probleme me Kryemadhin?! Sot presidenti Ilir Meta rrëfehet në OPEN

Një ditë para publikimit të vendimit final të Komisionit të Venecias, presidenti Ilir Meta do të flasë sonte në emisionin OPEN me Eni Vasilin në Top Channel.

Për herë të parë kreu i shtetit do të rrëfet për disa tema shumë delikate, për të cilat nuk ka folur kurrë në media.


Marrëdhia  me Edi Ramën, rikthimi në krye të LSI, vendimi i pritshëm i Komisionit të Venecias, dorëheqja si president, janë disa nga çështjet kryesore që do të marrin përgjigje sot. Ndërsa për herë të parë kreu i shtetit flet sonte në TopChannel, flet për marrëdhniet e vështira me Monika Kryemadhin.

Presidenti paralajmëron edhe publikimin e disa dosjeve delikate që janë komentuar si një shantazh ndaj Edi Ramës, me të cilat publiku pritet të njihet për herë të parë sonte në Open.

Ilir Meta u zgjodh president me votat e Edi Ramës, por PS ka ngritur një Komision Hetimor për shkarkimin e tij. Shkak u bë anulimi i zgjedhjeve të 30 qershorit dhe nxjerrja e një dekreti të ri, në 13 tetor, që nga maxhoranca u quajt antikushtetues.

Partia Socialiste kërkoi asistencë teknike nga Komisioni i Venecias, i cili në raportin paraprak nënvizoi se presidenti kishte tejkaluar kompetencat, por pa rekomanduar shkarkimin e tij.

Në të njëjtën kohë që po zhvillohej intervista për OPEN me Eni Vasilin, grupi parlamentar socialist po jepte argumentat në Komisionin e Venecias, për shkeljen e kushtetutës nga kreu i Shtetit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.