Policia zbardh vrasjen/ Kush janë viktima dhe polici i plagosur pas sherrit për ish-të dashurën

Policia e Kavajës jep informacionet e para zyrtare për vrasjen e ndodhur pak pas mesnatës në lagjen numër 2. Sipas policisë, ka qenë viktima Dritan Haxholli që ka qëlluar mbi policin e burgut Bledar Toci.

“Rreth orës 00.40, në Lagjen nr. 2 Kavajë, shtetasi D. H., banues në Kavajë, ka hyrë në banesën e shtetases M. Q. Në banesë ndodhej dhe shtetasi B. T, banues në Kavajë, punonjës i Policisë së Burgjeve.

Shtetasi D.H. është konfliktuar me shtetasin B. T. dhe si pasojë shtetasi D.H ka qëlluar me armë në drejtim të shtetasit B.T duke e plagosur atë. Shtetasi B.T me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të shtetasit D.H i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Shtetasi B.T., ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.


©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.